Është vetëvrarë një person në Skenderaj, kështu duke u hedhur nga kati i 7 i ndërtesës.
Lajmin për ngjarjen e djeshme që ndodhi në Skenderaj e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i PK’së, Avni Zahiti.
Kjo ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Skenderaj, mirëpo policia ende nuk ka dhënë detaje të tjera.
“Dyshimet janë se ai është hedhur nga një kat i lartë i banesës, mirëpo shkaqet ende nuk dihen”, ka thënë Zahiti.
Ai gjithashtu ka konfirmuar se viktima është 77 vjeçar, me iniciale B.TH.