Policia e Kosovës ka dhënë detaje për veturën e dyshimtë me targa serbe pranë hotelit “Grand”, raporton lajmi.net.
Ata e kanë konfrimuar se në veturën me targa të Beogradit nuk është gjetur asnjë mjet dyshues.
Policia tha se pas ekzaminimit që i ka bërë njësiti policor, është konstatuar se nuk ka asnjë mjet dyshues në veturë./Lajmi.net.