Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, me ç’rast policia ka arrestuar dy persona.
Policia njofton se vdekja e viktimës është konfirmuar në spitalin e Gjilanit, ndërsa ja konfiskuar nga të dyshuarit armen –pistolete e cal. 7.65 mm, transmeton lajmi.net.
“08.09.2017-18:45. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi qe te njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor dyshohen se kane qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar ne Spitalin e Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Njësitë policore nga te dyshuarit kane konfiskuar armen –pistolete e cal. 7.65 mm. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, te dyshuarit pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje”, njofton policia përmes një njoftimi për media. /Lajmi.net/



