Policia jep detaje: Policët e zhdukur po kërkohen tani në perimetër tjetër

Dy policët që janë zhdukur gjatë të shtunës mbrëma në lumin Lepenc ende nuk janë gjetur edhe pas shumë kërkimeve që janë bërë nga Institucionet kosovare. Policia e Kosovës ka njoftuar se perimetri i hetimeve në kërkim të dy policëve të zhdukur është zgjeruar. Kërkimet janë duke u bërë edhe njëherë në zonën malore duke rritur perimetrin në këtë zonë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, ka deklaruar se edhe gjatë ditës së mërkurë janë duke u bërë hetime nga pjesëtarë të Policisë, Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe qytetarë vullnetarë, shkruan gazetametro.net.

“Nga ora 9: 00 e mëngjesit kanë filluar kërkimet. Në vendin e ngjarjes dhe në zonën malore është hapur perimetri i kërkimeve. Pjesa tjetër e njësitëve prej kilometrit të pestë dhe nga kufiri i Maqedonisë për herë të dytë është duke u kontrolluar. Sot në kërkim po marrin pjesë 150 persona, por që deri më tani nuk ka asgjë konkrete”, ka bërë të ditur Gashi.

Kjo është dita e katërt e kërkimeve që po bëhen për të gjetur dy policët që janë zhdukur nga aksidenti që u ka ndodhur të shtunën.

Policët e aksidentuar kanë qenë në një makinë zyrtare në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik dhe më pas vetura ka rënë nga ura e lumit Lepenc.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme