Policia jep detaje të reja rreth grabitjes së mbrëmshme në Prishtine

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në marketin ‘Maxi’ në lagjen Ulpiana në Prishtinë.


Policia ka treguar se dy punëtorë në ‘Maxi – Market’ kanë raportuar se një person i panjohur i cili ishte i maskuar ka hyrë në lokal me armën e tij.

Personi i maskuar ka grabitur nga arkat e marketit 620 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka treguar se rasti është duke u hetuar dhe të gjitha njësit relevante po merren me rastin.

“Viktimat mashkull K-Shqiptar dhe femër K-Shqiptare punëtore në Maxi- Market kanë raportuar se një i dyshuar i panjohur i maskuar ka hyrë në lokal me armë të shkurtë (revole) dhe nën kërcënim të armës ka grabitur (gjashtëqind e njëzet) 620 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndërkaq, Metro ka raportuar edhe gjatë natë së mbrëmshme rreth grabitjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme