Policia jep detajet e para për vrasjen në Gjakovë!

30 vjeçari A.H., ka gjetur vdekjen në orët e mëngjesit të sotëm në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet të jetë qëlluar më armë zjarri nga E.B, 22 vjeçar si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimja.

“Stacioni policor në Gjakovë në ora 09:40 ka marr informatë për një rast gjuajtje me armë zjarri në rrugën ,,Xhafer Lipoveci”. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se aty kishte ndodhur një vrasje, mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës: A.H, kosovar/shqiptar, rreth 30 vjeçar nga Gjakova. Kryesi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte (qebaptore Toni) ka qëlluar me armë zjarri viktimën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ç rast ka hedhur armën dhe është dorëzuar në stacion policor, i dyshuar është: E.B ,kosovar/shqiptar i lindur me 09.02.1996 në Pejë, me banim në Gjakovë. Deri tek ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje  e mëhershme për motive të ulëta”, ka thënë ajo për “Gazeta Blic”

Të gjitha ekipet kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë .

I dyshuari mbahet në ndalim policor, arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë./Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme