Policia e Kosovës ka filluar hetimet mbi rastin në të cilin gjuajtën me armë zjarri zëvendëskryeministri Dardan Gashi, Sami Lushtaku dhe këshilltari i Limajt, Endrit Shala.
Policia ka thënë se çdo informacion të çfarëdo natyre që e pranon, e trajton bazuar në procedurat ligjore, andaj menjëherë kanë nisur procedurat në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe varësisht nga hetime, do të ndërmerren të gjitha masat në lidhje me hetimin e ngjarjes, shkruan Koha.net.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me qeverinë dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, vazhdimisht lansojnë fushata, ku u bëhet thirrje qytetarëve që të festojnë pa armë.