Policia konfirmon se i ka kontrolluar kamerat e sigurisë në urën e Mitrovicës

Për shkak të tensioneve të shtuara në veri të Mitrovicës, mediat serbe raportuan se dhjetëra serbë janë mbledhur në pjesën veriore, më saktësisht në vendin ku ndodhet muri për të parandaluar, siç thonë ata, sulmet e planifikuara nga shqiptarët.

Mirëpo këtë lajm e ka demantuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai për lajmi.net ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“Situata është e qetë, edhe pse nuk mund të prononcohem për pjesën veriore unë më herët isha prezent tek ura e Ibrit dhe nuk hasa në asgjë të pazakontë. E vetmja gjë që ka mundur të ngjallë dyshime është se sot Policia e Kosovës ka kontrolluar kamerat e sigurisë mbi lumin Ibër vend ky ku mund të shihet edhe muri”, ka thënë Zahiti për lajmi.net.

Ndërkohë, mediat serbe raportojnë sërish se një numër i serbëve po qëndron tek ura. Tanjug raportojnë se ata janë grumbulluar me arsyetimin se “po prishet muri në veri”.

Qytetarët serbë i kanë thënë reporterit të Tanjugut se ata janë të frikësuar për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur në ditët e fundit në lidhje me prishjen e murit mbajtës pranë urës.

Situata është e qetë, ndërsa te ura kryesore e Ibrit, që ndan veriore nga pjesa jugore e qytetit, vërehet prezencë e  zakonshme e pjesëtarëve të policisë së Kosovës. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme