Gjatë një bastisje të kryer në Cërrnicë të Gjilanit nën dyshimin për të shtënat me armë gjatë natës së ndërrimit të motmoteve, janë sekuestruar katër armë të gjata, një pistoletë e municion.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje.
Është bërë e ditur se gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata të llojeve të ndryshme, një pistoletë, 262 fishekë të kalibrave të ndryshëm, leje armësh dhe gjashtë karikatorë.
“Cërrnicë, Gjilan / 01.01.2025 – NN. Më 04.01.2025 njësiti i hetimeve ka kryer bastisje në tri lokacione nën dyshimin se gjatë festës së fund vitit kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata të llojeve të ndryshme, një pistoletë, 262 fishekë të kalibrave të ndryshëm, leje armësh dhe gjashtë karikatorë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se tre persona të dyshuar janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.