Policia e Kosovës sërish ka dhënë detaje rreth aksionit të djeshëm kundër kontrabandës me mallra që u zhvillua në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugore dhe në veri të vendit.
Sipas raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, të asistuar nga njësi të ndryshme relevante policore, me urdhëresë lëshuar nga gjykatat kanë kontrolluar-bastisur në lokacionet e cekura me qëllim luftimin e kontrabandës.
Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Dhjetë të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim. Rasti vazhdon të hetohet./Telegrafi/