Policia, me ndihmën e banorëve të fshatit Rixhevë, gjejnë 3 vjeçarin e humbur në pyll

Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës ka njoftuar se më datë 01.05.2017 rreth orës 19:50, kanë pranuar një telefonatë sipas së cilës në fshatin Rixhevë, KK-Klinë ka humbur një fëmijë i moshës 3- vjeçare në pyllin e fshatit.

Fëmija, sipas njoftimit të PK-së, ishte së bashku me prindin e tij i cili ishte duke punuar në arën afër pyllit dhe për një moment është zhdukur fëmija.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur vendit të ngjarjes me të gjitha njësitë e SP. Klinë dhe DRP-Pejë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve, dhe një numër i konsideruar i banorëve të fshatit Rixhevë (rreth 150) nga të cilët ka kërkuar ndihmë Policia, dhe të gjithë së bashku kanë filluar kërkimin e fëmijës së humbur. Fëmija i humbur është gjetur rreth orës 22:45, ne një rrugë pylli nga fshataret dhe policia 3-kilometra larg nga vendi ku kishte humbur”, bën me dije Policia, raporton Koha.net.

Sipas PK-së, gjendja e tij ishte e mirë dhe ai është dërguar në QKMF në Klinë për t’u vizituar nga mjeku dhe më pastaj i është dorëzuar familjareve.

“I falënderojmë banorët e fshatit Rixhevë për kontributin e dhënë në gjetjen e fëmijës së humbur”, përfundon Policia e Kosovës.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme