Kapet në flagrancë me armë zjarri me vete në një lokal, vihet në pranga 43-vjeçari gjatë operacionit të koduar “Muriqani”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasi Kastriot Koromani, 43 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër.
“Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në një lokal në fshatin Muriqan, Shkodër, me një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe disa fishekë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi. Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim edhe me homologët malazezë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve”, tha policia.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./GSH



