Policia e Kosovës është në kërkim të Rinor Hykollit, menaxherit të këngëtares së njohur kosovare Tayna.
Hykolli po kërkohet nga Policia për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Policia e Kosovës u ka kërkuar bashkëpunim qytetarëve për të gjetur Hykollin.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Rinor Hykolli i lindur me 28.11.1983 me banim në Lagjen “Dardania” pa numër në Prishtinë.I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: ” Lëndim i rëndë trupor”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë.