Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një person sot, ndërsa në shtëpinë e tij i janë sekuestruar 11 kilogramë drogë të llojit marihuanë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e S.T. (1976) janë gjetur dy pushkë të gjuetisë dhe 15 fishekë, një pistoletë, 1 thes i bardhë dhe një thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativas me peshë totale 2200 gramë, një thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë. Substancë e dyshuar narkotike e llojut marihuanë (me trup të bimës) me peshë 1000 gramë, një thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativas me peshë 1900 gramë. Substancë e dyshuar e llojit marihuanë me peshë 900 gramë. Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë 3000 gramë. Dymbëdhjetë bimë cannabis sativa të mbjenna në zonën e quajtur “Lake” afër fshatit Tupec. Më pas një vetirë Passat me targa vendore, një celular Samsung dhe një ONXA.
Në total Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit janë sekuestruar rreth 11.1 kilogramë drogë të llojit marihuanë.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në
Prizren është iniciuar rasti “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të
kanabisit si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa rasti mbetet nën hetime
nga njësitë relevante policore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./koha.net