Policia në Veri merr të gjitha masat e domosdoshme për vizitën e Vuçiqit

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisës së Kosovës në Mitrovicës e Veriut, Besim Hoti është deklaruar lidhur me rastin e vizitës që sot do ta bëjë në vendin tonë Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Hoti tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po ashtu të domosdoshme për këtë vizitë.

Ai theksoi se nuk ka asnjë indikacion për destabilizim të situatës.

“Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme. Deri më tani është gjithçka në rregull dhe nuk indikacione për destabilizim të situatës”, ka thënë Hoti për Indeksonline.

Ndryshe, vizita e Aleksander Vuçiq në Kosovë, ndodh pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme