Policia e Kosovës thotë se ka kryer disa analiza pas rritjes së numrit të aksidenteve, dhe ka konstatuar se gjendja është jo e mirë.
Për këtë, ata kanë njoftuar se do të bëjnë kontroll të shtuar në trafik, duke u fokusuar në tri kundërvajtje.
Siç thonë Policia përmes një komunikate, ata do të kontrollojnë më rrepte rreth përdorimit të telefonin, vënies së rripit dhe ulëset për fëmijë.
“Mbështetur mbi këtë bazë, në kuadër të intensifikimit të punës preventive për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e shfrytëzuesve të rrugës, NJRKRR në, që nga data 02/04/2018, do të filloj me implementimin e planit operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit – ku kontrollet kryesore do te fokusohen në: Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes,Rripi i sigurisë dhe ulëset për fëmijë”, thonë Policia.
Ndërkohë, Policia ditëve të fundit ka shtuar kontrollin në rrugë edhe për shpejtësi, pasi numri i aksidenteve ditëve të fundit është rritur në numër të konsiderueshëm.