Policia nuk i lejon studentët të vendosin fotografi të masakrave në Kishën Ortodokse te UP-ja

Provokimet e vazhdueshme të bëra nga Serbia, në drejtim të Republikës së Kosovës, kanë bërë që një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës (UP), të shprehin indinjatën e tyre duke protestuar.

Ata kanë thënë se ndalimi i Haradinajt në Francë, hyrja e trenit ilegal në Kosovë, mbajtja e liturgjisë nga pelegrinët serb në Kishën e cila ndodhet në oborrin e UP-së, janë disa nga arsyet që këta të rinj kanë dalë që të protestojnë.

“Në si studentë kemi vendosur që t’i ekspozojmë fotografitë e krimeve dhe kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë”, ka thënë njëra nga protestuesit.

Megjithatë, raportohet se studentët janë penguar nga Policia e Kosovës për t’i vendosur fotografitë e masakrave në objektin kishtar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme