Policia Rrugore e Fierit bën namim me gjoba, brenda pak orësh ndëshkon 2400 shoferë të pabindur

Policia Rrugore e Fierit ka kryer kontrolle intensive në orët e fundit, të cilat janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve të cilat janë burim aksidenti.


Blutë e Fierit bëjnë me dije se nga këto kontrolle janë gjobitur gjithsej 2460 drejtues mjetesh, ndër ta, 1093 shoferë janë gjobitur për tejkalim të normave të shpejtësisë.

“Janë proceduar administrativisht 159 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 290 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 311 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 98 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 3 të tilla për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 31 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse. Si dhe janë vendosur 384 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor“, bëri me dije Policia e Fierit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme