Policia rrugore vazhdon kontrollet në trafik, 2045 gjoba gjatë fundjavës

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë fundjavës së kaluar (08/09 mars 2025) si dhe ditën e premte (07.03.2025) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në komunikacion.

“Brenda ditëve të cekura, është shënuar numër relativisht më i madh i urdhërpagesave të lëshuara, 2045, në të cilin në numër dominojnë kundërvajtjet për tejkalimin e shpejtësisë – 637, pasuar nga parkimi jo i rregullt – 393. Janë vendosur 225 gjoba për vozitje pa patentë shoferi si dhe 146 sanksione për vozitje nën efektin e alkoolit. Ndryshe, në kontrollet e komunikacionit, zyrtarët policorë kanë lëshuar urdhërpagesa për kundërvajtje në 115 raste për mosvënien e rripit të sigurimit, 56 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 35 masa për drejtues të motoçikletave dhe 14 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq). Po ashtu, në pajtim me Ligjin për automjete, janë hequr nga qarkullimi 58 automjete të paregjistruara dhe 12 automjete me defekte teknike”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme