Policia serbe në kufi vjedh telefonat, rrëfimi i udhëtarit nga Tetova

I lumtur se do të gjejë një jetë më të mirë, tetovari mori rrugën e kurbetit si të gjithë të rinjtë që ëndrrën ta bëjnë realitet. Mes lotëve dhe gëzimit sonte Jusuf Rufati nga Tetova, me autobus u nis drejt Hamburgut për të punuar dhe për ti sjellë familjes një jetë më të mirë. Ai sapo kaloi kufirin e Serbisë dhe tregoi redaksisë së TetovaSot idiotësinë e policëve kufitarë serb ku ia vodhën telefonin.

“Jam i lumtur se do të punojë në Gjermani dhe do të kem më shumë të ardhura, por ja sapo e kalova kufirin dhe këta idiot serb ma prishën që në fillim atë që kisha si gëzim. Na kontrolluan dhe na thanë me zdryp jashtë autobusit dhe unë i lash të gjitha çantat bashkë me telefonin Iphon 8 tek sedilja ku isha ulur, nuk ma mori mendja se ata do ta marrin, i dhamë pasaportat kaluam kur hipa në autobus për me u nis, telefononin nuk e kisha” shprehet i hidhëruar Jusuf Rufati për TetovaSot duke udhëtuar ende në Serbi.

Ai këtë e ka bërë që udhëtarët tjerë të kenë kujdes dhe mos harrojnë diçka në autobus kur të zbresin poshtë sepse sipas tij janë hajna.

“Unë dua tju tregojë të gjithëve që mos harrojnë të tjerët sepse çdo ditë ka udhëtarë nga Tetova për në Gjermani dhe kalojnë në Serbi andaj keni kujdes mos harroni asgjë sepse këta janë hajna” thotë Rufati.

Ndryshe edhe shoferët e autobusëve ankohen vazhdimisht nga kontrollet e rrepta të policëve serb dhe maltretimeve që ju bëjnë, por deri tash nuk ka ndonjë reagim nga ana shtetërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme