Policia serbe nuk po e lë Rada Trajkoviqin të hyjë në Kosovë

Policia serbe ka ndaluar të enjten në mëngjes politikanen Rada Trajkoviq dhe nuk po e lejon të hyjë në Kosovë, ka shkruar ajo në profilin e saj në Tëitter.

Trajkoviqi ka thënë për “JUGpress” se sot në mëngjes ka shkuar në takimin e paraparë me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në vendkalimin Merdare, por se policia e ka ndaluar pa asnjë shpjegim dhe nuk e ka lejuar të kalojë kufirin.

Trajkoviqi është ende pranë vendkalimit.

 “Sapo u futa në vendkalimin e Merdares. Jam përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë”.

Politikania serbe kishte njoftuar ditë më parë se kishte marrë kërcënime, e të cilat u ishin dërguar edhe fëmijëve të saj.

“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe timës është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, pati thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme