Policia shkëmben të shtëna me të dyshuarit për vjedhje

Disa të dyshuar për vjedhje kanë qëlluar në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët kanë kthyer gjithashtu zjarrin.Në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës disa persona të dyshuar për vjedhje kanë shtënë me armë në drejtim të Policisë së Kosovës.Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i kapë disa persona që ishin gjetur duke kryer një vjedhje.Sipas raportit ditor të PK-së, zyrtarët që kishin intervenuar në këtë vjedhje kishin hasur në rezistencë me armë nga të dyshuarit .“Të dyshuarit me të vërejtur zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë shtënë në drejtim të dyshuarve” , thuhet në raport.Këtë ngjarje policia e cilësoi si vrasje në tentativë megjithëse nuk pati të lënduar nga të shtënat.Të dyshuarit për vjedhje arritën të largohen nga vendi i ngjarjes përderisa policia po vazhdon hetimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme