Mbrëmë në Komoran është plagosur Islam Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Koha.net sot kontaktoi zëdhënësen e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se plagosja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ku Selimi është dërguar në QKUK ndërsa dorasi Xhevat Nuha, është arrestuar. Por megjithatë, nuk ka dhënë më shumë detaje rreth rastit.
Burimet nga vendi i ngjarjes i kanë treguar mbrëmë KTV-së se Selimi i ka shkuar në shtëpi Xhevat Nuhës, me ç’rast ka pasur përplasje fizike mes tyre.
© KOHA.