Policia tregon se çfarë ndodhi mbrëmë në rrahjen ku u përfshinë djemtë e zëvendësministrit

Dy djemtë e zëvendësministrit të Pushtetit Lokal në Qeverinë Haradinaj, Bashkim Krasniqi, gjatë natës së mbrëmshme janë rrahur me fqinjët e tyre.

Rrahjen për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se mbrëmë para mesnatës në rrugën “Gjirokastra” në Fushë Kosovë ka ndodhur një rrahje, ku janë përfshirë dy djemtë e mitur të zëvendësministrit të Pushtetit Lokal, Bashkim Krasniqit, të cilët dyshohen se janë rrahur me fqinjët e tyre.

Pjesë e kësaj rrahje janë bërë 5 persona, 2 prej të cilëve kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërsa janë arrestuar 3 të mitur.

“Mbrëmë rreth orës 23:30 kemi pranuar një informacion se ne rrugën “Gjirokastra” në Fushë Kosovë ka ndodhur një rrahje, ku lëndime trupore kane pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar tre persona meshkuj (te mitur) te cilet pas intervistimit janë liruar ne procedure te rregullt”, ka thënë Ahmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme