Policia vazhdon kërkimin e 22-vjeçares së zhdukur, thotë se është në një shtet fqinj

Policia e Kosovës njofton se po vazhdon kërkimin e A.D, 22 vjeçarja që u zhduk ditë më parë.

“Më datë 28.09.2018, në polici është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin A.D, femër , 22 vjeç shtetase e Republikës së Kosovës. Që nga dita e raportimit policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, policia thotë se është konstatuar se personi në fjalë, në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinj të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj.

“Përveç familjarëve të viktimës me të cilët jemi në kontakt për zhvillimet rreth rastit, ne si polici zyrtarisht kemi njoftuar edhe institucionet e shtetit fqinj dhe bashkërisht jemi duke punuar për identifikimin e vendndodhjes së viktimës si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në fund.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme