Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në Shkup ka shqiptuar 122 gjoba, dhe atë: 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për tejkalim të shpejtësisë, 3 për vozitje në gjendje të dehur, katër gjoba janë shqiptuar për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Nga MPB-gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 30 gjoba për parkim të parregullt.
– Advertisements –