LEXO EDHE:
Gazetar: Adrian Kerimi
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës prej 13 personave. Policia ditë më parë nga aksioni i realizuar në gjashtë lokacione në Shkup, Radushë dhe Haraçinë ka arrestuar edhe dy persona ndërsa një tjetër është në arrati, shkruan Alsat.
Grupi i organizuar kriminal ka qenë prej muajsh nën hetim, ndërsa arrestimi i tyre është ekzekutuar në disa faza.
“Gjatë gjithë hetimit janë arrestuar 13 persona tek të cilët është gjetur kokainë dhe marijuhanë. Nga aksioni i djeshëm është gjetur sasi e marijuhanës, disa paketime me kokainë, peshore dhe mjete të tjera të veprës penale”, tha Goce Andreevski, Zëdhënës i MPB-së.
Të fundit që kanë përfunduar në pranga janë një 36 vjeçar dhe një 21 vjeçar. Policia informoi se një person mbetet i pakapshëm.
“Janë arrestuar shtetasit Sh.I (36) dhe J.H(21) ndërsa në kërkim ndodhet i dyshuari S.I(30). MPB-ja ka ngritur kallëzime penale mbi dyshimet për tregti dhe përpunim i lëndëve narkotike. Gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit”, thonw nga Ministria e Brendshme.
Jo zyrtarisht grupi i organizuar kriminal tregun e shpërndarjes e kishte të fokusuar kryesisht në Shkup. Paraprakisht anëtarët e këtij grupi janë arrestuar me sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike./ Alsat.mk