Ministria e Brendshme ka zgjeruar hetimin në bare dhe lokale të natës. Sipas informacioneve të Alsat M, dikasteri i Brendshëm mbrëmë ka shtrirë operacionin në katër qytete kryesore të Maqedonisë, paraprakisht në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Veles. Në këtë aksion ka rezultuar që nëpër lokalet në fjalë mbahen vajza të reja të cilat pas konfirmimit të identitetit nga ana e policisë kanë rezultuar se 13 kanë qenë shtetase të Shqipërisë dhe 3 të Maqedonisë. Pas aksionit të gjitha lokalet janë mbyllur. Në mesin e lokaleve të bastisura janë edhe lokalet e njohura shqiptare si “Korabi” dhe “Kastrioti”.