Policia zhvilloi kontroll brenda dhomës së tij, por i riu nuk iu bind urdhërave! Ç’ndodhi në hotelin në Tiranë, ja çfarë iu gjet 33-vjeçarit

Tiranë


Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Room”, ndjekur me metoda speciale të hetimit, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar, që posedonte lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Room”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 242, 278dhe 283 të Kodit Penal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë ushtruar kontroll në një dhomë hoteli në Rrugën e Kavajës, në të cilën akomodohej shtetasi K. A. Ky shtetas gjatë ndërhyrjes, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit të dhomës, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme