Policia zvicerane: dy viktimat në Basel janë shqiptarë!

Mediat zvicerane duke u thirrur në burimet e policisë dhe prokurorisë kanë njoftuar se personat që mbetën të vrarë mbrëmjen e së enjtes në një sulm me armë në një lokal, janë tre shqiptarë- dy tashmë të vdekur dhe një i plagosur rëndë.

Edhepse nuk janë bërë të ditur emrat e tyre, në njoftimet në fjalë thuhet se tre viktimat janë shqiptarët të moshës 28 dhe 39 vjeçarë i plagosuri i tretë është në gjendje të rëndë dhe është i moshës 24  vjeçare.

Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmë në qytetin e Baselit kur në ora 20:15 të mbrëmjes në një lokal i cili frekuentohej nga shqiptarët, i njohur edhe si “Cafe 56” në rrugën Erlenstrasse dorasit u futën dhe sulmuan viktimat.

Prej hetimeve të deritanishme të policisë e prokurorisë, thuhet se dy persona, ende të paidentifikuar, kanë hyrë në lokal duke hapur zjarr. Për autoritetet zvicerane mbetet ende i paqartë motivi i këtij krimi. Sipas dëshmive të mbledhura, pasi qëlluan me armë, autorët të veshur me të zeza, u larguan drejt stacionit Badischer Bahnhof në kufi me Gjermaninë.

Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur për mediat. Kurse dorasit po kërkohen nga policia zvicerane dhe ajo gjermane kanë bërë të ditura mediat zvicerane./Gazeta Blic./

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme