Policin 58 vjeç nga Llapi e vrau familjari

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së kaluar si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në fshatin Penuh të Podujevës, shkruan gazetametro.net.

Vdekjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

‘H. Zh , 58 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (zyrtar policor), i cili nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe i njëjti ka ndërruar jetë’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, Policia ka konfirmuar për Gazeta Metro se viktima është qëlluar aksidentalisht nga një familjar i tij.

T.Zh, 31 vjeç, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, hetuesit janë duke punuar për të zbuluar rrethanat të cilat edhe e shkaktuan vdekjen e policit, e cila po cilësohet si ‘Vrasje nga pakujdesia’

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme