“Poligraf”: Cili portal transmetoi dezinformata propagandistike nga Riteri për armatën ukrainase?

Më 14.12.2023, në tekstin e portalit “A1on” me titull: “Ritter: Ushtria ruse është më e mira në planet”, theksohet ky pretendim i të ashtuquajturit “analist amerikan”: “Nuk ka asnjë forcë të armatosur në planet që ka të njëjtën përvojë si ajo ruse. Ushtria ukrainase mund të kishte një përvojë të ngjashme, por ata janë të gjithë të vdekur”.

Mirëpo, nuk bëhet fjalë për një “analist”, por për një burim jokredibil që shpërndan vazhdimisht dezinformata të shfrytëzuara nga propaganda e Kremlinit. Dezinformatat propagandistike të Riterit janë përgënjeshtruar nga kontrollues të shumtë të fakteve, përfshirë edhe të atyre në Serbi, ku mediat ruse Sputnik dhe RT përhapin rregullisht dezinformatat e Riterit.

Dezinformata e fundit e Riterit me karakter të propagandës ushtarake është se “të gjithë kanë vdekur”, duke iu referuar forcave të armatosura të ushtrisë ukrainase. Megjithatë, si mediat botërore, ashtu edhe ato ruse, raportojnë përditë për veprimet ushtarake të ushtrisë ukrainase në vijën e frontit, e cila sipas burimeve ruse nuk ka pësuar ndryshime të rëndësishme vitin e fundit.

Edhe sipas renditjes së “Global Firepower” për vitin 2023, armata ukrainase është fuqia e 15-të ushtarake në botë, që është përparim nga vendi i 22-të në vitin 2022 dhe i 25-të në vitin 2021.

Prandaj, pretendimin se të gjithë ushtarët e ushtrisë ukrainase ishin gjoja të vdekur, e vlerësojmë si dezinformatë propagandistike. Mediat kanë për detyrë të verifikojnë informacionin para publikimit dhe të mos përhapin dezinformata nga burime që nuk janë të besueshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme