“Poligraf”: Kush dezinformoi se Kulla e Ajfelit është në zjarr?

Videot dhe fotografitë e ndryshuara në mënyrë digjitale që përhapin lajme të rreme po vërshojnë çdo ditë rrjetet sociale.

Më 24 janar 2024, Fejsbuk faqja “Tv Star – Televizija Star” publikoi video postim me titullin sensacionalist: “Po përhapen incizime të Kullës Ajfel në zjarr”.

Në tekstin e postimit nuk ka informacion se incizimet janë të rreme, prandaj shumë lexues besuan se Kulla Ajfel ishte në flakë, siç shihet edhe nga komentet. Edhe pse në kronikën e lajmeve të TV Star sqarohet se “përmbajtja është krijuar nga inteligjenca artificiale”, kjo gjë nuk ceket në postimin sensacionalist, që paraqet një strategji “click-bait” për të tërhequr lexues dhe klikime.

Megjithatë, më 23 janar 2024 disa portale raportuan se “Kulla Ajfel nuk është në zjarr, është vetëm një shaka e radhës në mediat sociale”, duke u thirrur në shërbimin e kontrollit të fakteve të Rojtersit, ndërsa Veçer Pres e publikoi titullin: “Pamjet nga Kulla Ajfel në flakë i ngriti në këmbë gazetarët e Rojtersit/ VIDEO”.

Edhe pse qysh më 18 janar 2024 Rojters paralajmëroi për fotografinë e rreme “Kulla Ajfel në zjarr”, fotografi dhe video të tilla të rreme i vërshuan rrjetet sociale, veçanërisht Tik Tok-un.

Edhe kontrollues të tjerë të fakteve kanë analizuar videot virale, duke bërë me dije se ato janë parë dhjetëra miliona herë. Shërbimi i kontrollit të fakteve të AFP-së më 24 janar 2024 raportoi se disa nga fotot dhe videot virale janë botuar edhe në vitin 2023, dhe se bëhet fjalë për efekte filmike vizuale ose fotografi dhe video të tjera të ndryshuara në mënyrë digjitale.

Është për t’u përshëndetur fakti që disa portale në vend i njoftuan lexuesit e tyre se Kulla Ajfel nuk është në flakë, duke u thirrur në kontrollues të besueshëm të fakteve. Edhe ky rast tregon se sa i rëndësishëm është verifikimi i fakteve dhe se, si media, ashtu edhe publiku, duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm me përmbajtje të tilla, që të mos bien pre e lajmeve të rreme sensacionale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme