Shpërthimi i Vuçiçit ndaj Kurtit është pasojë e faktit se Kurti e ka mboshtur atë, ka thënë Zdravko Ponosh, kundërkandidati i Presidentit të Serbisë, në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit në Serbi, e citoi të ketë thënë e përditshmaj serbe “Danas”.
“Ai shpërthim zemërimi, që ishte i pakontrolluar, është pasojë e faktit se Kurti e mundi. Krijuesit e Kurtit e lanë Kurtin të jetë Kurt. […] Askush s’duhet t’i thotë Kurti që po provokon një ujk, ai është thjesht Kurti”, ka thënë ai.
Duke komentuar ministrin e ri serb në qeverinë e Kosoves, Nenad Rashiç, dhe pretendimet se “nuk ka legjitimitet” në të qënit përfaqësues i serbëve të Kosovës, Zdravko Ponosh tha se “edhe në Serbi ka njerëz që s’kanë kredibilitet, sikur Aleksandar Vulin, kredibiliteti i të cilit vjen nga të qënit mik i Vuçiçit”.
Në lidhje me vizitën e Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, politikani serb tha se kjo do t’i shërbejë Vuçiçit.
“Njëra është që të krijohet një atmosferë ku Vuçiçit i kërkohet të shkojë në Tiranë. Do ta kënaqë Vuçiçin dhe të shërbejë si mbulesë që miqtë e tij ia kërkuan pjesëmarrjen. E dyta është mbase diskutimi për zbatimin dhe se çfarë lloj marrëveshje do të ketë në tavolinë. Ne nuk e dimë se çfarë marrëveshje do të jetë. Kam pasur një dokument në duar, ka elemente që meritojnë vëmendje”, ka thënë ai.