Politikëbërja në Maqedoni duhet ndryshuar!

 

OPINION nga Selim ILJAZI

 

Politika në Maqedoni u ka marrë shqiptarëve kohë nga koha e punës, nga sakrifica e tyre për mbijetesë, dhe në emër të tyre ka bërë çfarë i ka dashur qejfi. I ka bërë njerëzit të flasin me vete, të mos ndihen të sigurtë në tokën ku kanë lindur. Madje ka qenë politika në Maqedoni ajo që i ka fshehur organizatorët formalë, duke u kthyer në bashkautorë të krimeve të shkaktuara në këto vite të fundit, madje politika ka krijuar simbolet e saj negative këto vite dhe nuk mund të harrohen kurrë.

Maqedonia është në një kohë të turbulltë, në kohë krize për mbijetesë, skenaristët që e kanë konsideruar veten politikanë, nuk kanë nguruar të ushtrojnë dhunë të egër, në komunitete njerëzish, duke nëpërkëmbur të drejtat legjitime dhe humane.

Kuptohet lehtë se për të mbërritur deri këtu, ky kallëp drejtuesish është ushqyer nga diktatura. Skena më e turpshme e politikës në Maqedoni është Parlamenti. Kemi parë episode të çuditshme, zënka, fyerje, goditje me grusht, mungesë etike. Nga deputetët, politikanë të rinj e të vjetër kemi mësuar ç’do llojë banaliteti.

Kanë qenë në krye të shtetit drejtues me premtime dhe pretendime të mëdha. I kemi parë sa të aftë kanë qenë në krye të shtetit. Që do të thotë se kanë punuar, janë tretur, kanë sakrifikuar shumë, jo për popullin shqiptarë, por për veten e tyre.

A e dinë ajë ish ministër, apo deputet, politikan, ajë-(ajo) administrator(e), ajo zonjë deputete që ngroh kolltukun dhe shijon komoditetin e Parlamentit në Maqedoni, të ndërtuar me taksat e shqiptarëve, se puntorët mezi nxjerrë bukën e fëmijëve, a e dini se rinia ikë nga ki vendë ç’do ditë, a e dini se si fermeri, tregtari nuk gjejnë dot para borxh për të paguar tarifën e djalit student? A e dini zotërinj të Parlamentit se shqiptarët më shumë merren duke bërë moral politik kudo ku ndodhen: në ditë gëzimi, në ditë hidhërimi (morti), shajnë një palë e lavdërojnë palën tjetër! Shajnë një deputet e mbrojnë një tjetër! Pse ndodh kështu? Ndodh sepse i keni kthyer në shërbëtorë të zellshëm të politikës, duke mos u lënë kohë të merren me hallet e tyre, me problemet e përditshme që kanë.

Jeta e tyre është tërësisht e politizuar, thua se pa politikë nuk jetohet dot. Politikëbërja në Maqedonin e sotme duhet ndryshuar, duhet reformuar, moderuar, të bëhet demokratike, qytetare e njerëzore. Këtë kanë kërkuar ndërkombëtarët, ata që vijnë në Maqedoni, herë si vëzhgues të jashtëm, herë si ekspertë në fushën e politikës. Pra ndryshimi është urgjente. Koha nuk pret më. Ç’do vonesë shkakton probleme dhe plagët bëhen më të ndjeshme në jetën e njerëzve. Ky vend nuk ka nevojë për të humbur kohë, nuk ka nevojë për të dhënë direktiva, por për punë konkrete, larg qëndrimeve që vijnë si imazh i një kohe të përmbysur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme