Pollog, shënon ulje numri i blegtorëve

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Numri i blegtorëve në Pollog, dita ditës po ulet. Shkak për këtë, sipas blegtorëve, janë pikërisht migrimet e të rinjve por dhe mungesa e ndihmës nga shteti. Një pjesë e tyre planifikojnë të mbyllin fermat e tyre, si pasojë e punës me humbje.

“Kam njëzet e pesë krerë, merrem që prej kohësh me këtë zanat.  Por, kjo punë është shumë e vështirë për të mbijetuar, te puna e subvencioneve herë na përfshin herë jo herë na ndërrojnë rregulloren. Pastaj e shihni vetë rinia është duke ikur nuk do të merret më këtë punë dhe s`kemi njerëz. Kur i shih të ardhurat, besoni nuk ia preferoj edhe fëmijës tim ta punojnë këtë zanat”. “Shteti duhet të bëj më shumë për fermerët, duhet të interesohet si e kanë hallin, a kanë të ardhura, si mund të mbijetojnë. Për vete flas, kam punë maksimale ndërsa fitim minimal, dhe ka periudha kur edhe kemi humbje”, tha Xhelal Abduli.blegtor.

“Ka njëzet vite që merrem me këtë punë, u shpreh Zulqufli Jakupi, Blegtor.

Si ja dilni me bletgorinë?

“Në fund gjithnjë jemi zero me zero, na duket si sport, me rëndësi është për sport ti mbajmë, se për fitim asgjë.  Vitin e shkuar i hoqa 70 copa, shkaku i mungesës së beneficioneve, se nuk na paguajnë, kam lënë vetëm 65 copa. Shteti ndihmon vetëm sa ka dhe ku ka interes vet. Thonë që do na japin nga dhjetë euro për kokë, por asnjëherë si kemi pa se dimë ku janë ato mjete. Asnjëherë nuk mund të jetohet nga kjo. Pastaj kjo kërkon angazhim të paktën katër personave,  subvencionet për herë të parë sivjet i kanë lëshuar në kohë, se vitet tjera e dini me vonesa gjithnjë nga shtat tetë muaj”.

Në Pollog, janë zhdukur pothuajse tërësisht edhe frutat dhe perimet për të cilat ky vend dikur njihej në gjithë botën, siç është molla e Tetovës, dhe Grosha e Tetovës. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme