Drejtori i Qendrës së Novi Sadit për rajonalizim Aleksandar Popov e ka akuzuar Partinë përparimtare të Serbisë (SNS) se po zbaton planin që Vojvodina të humbasë qenien e saj multietnike dhe interetnike në mënyrë që ta serbizojë sa më shumë“, transmeton Koha.net.
„Ne e dimë se kryetari aktual qeverisë krahinore(Igor Miroviq), derisa ishte radikal në vitet e 90-ta, iu ofronte pjesëtarëve të minoriteteve nga një senduiç dhe autobus atyre që kishin për të udhëtuar më afër e dy senduiçë e atyre që kishin për shkuar më larg. Kjo është ideja e mendoj se ajo ka filluar në vitet e 90-ta kur edhe u bë një pjesë e spastrimit etnik të kroatëve në Srem. Pra, i gjithë ky plan është i menduar që Vojvodina të serbizohet sa më shumë, që të humbasë qenia e saj multietnike”, citon al jazeera të ketë thënë Popov.
Politologu Dushko Radosavleviq ka vlerësuar se “këtu nga shitja e kombit jetohet mirë tash e disa decenie“ duk shtuar se në Vojvodinë jetojnë 70për qind serb dhe se nuk mund të flitet për rrezikimin e tyre.
Sipas fjalëve të tij, politikanëve në Serbi u pengon toleranca në Vojvodinë.
„Nacionalistët serbë më lehtë do ta gëlltisnin humbjen e Vojvodinës se sa të Kosovës, sepse me mitin për Kosovën ushqehen e Vojvodina i nervozon“, ka thënë Radosavleviq duke vlerësuar se prapa gjithë kësaj fshihet përpjekja që Vojvodina të shndërrohet në entitet politik serb.
Historiani Milivoj Beshlin mendon se tregimi për rrezikimin e serbëve në Vojvodinë është “i marrë dhe i pakuptimtë” ndërsa ai e kundërshton përdorimin e terminit „krahina veriore serbe”për Vojvodinën.
„Kur Kosovën filluan ta thërrisnin “krahina jugore serbe” ajo shumë shpejt nuk mbeti e tillë” tha ai.