Populli ende jeton me ëndrrën se gjërat rregullohen vetë. Surroi kritikon pushtetin

Në një shkrim të titulluar “Të jetosh nën sanksione”, kolumnistja Flaka Surroi ka folur për sanksionet me të cilat është përballur Kosova që nga vitet 90 e këndej.

Në atë shkrim, Surroi derdh mllefin e saj për ngecjen e Kosovës për t’u zhvilluar këto njëzet vitet e fundit. Fajin për këtë moszhvillim ajo e sheh te klasa politike në pushtet, e cila është e vetmja që meriton të sanksionohet – sipas saj.

Ajo ka thënë që pasuria e njerëzve në pushtet është e paskajshme ndërkohë që qytetarët vazhdojnë të mbesin në varfëri të skajshme.

Sanksioni është termi kyq i këtij shkrimi të Surroit, e cila edhe shumë herë të tjera e ka sulmuar pushtetin nga pikëvështrime të ndryshme e me terme kyqe të ndryshme. Duket që Kosova kësaj here po i druhet prishjes së raporteve me aleatët ndërkombëtarë, nga të cilat do të vuanin edhe më shumë qytetarët e vendit.

Lexo shkrimin e plotë: http://www.koha.net/veshtrime/69441/te-jetosh-nen-sanksione/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme