Populli shqiptar humbi besimin në institucionet e shtetit

Opinion nga: Selim ILJAZI

Përballë kësaj të vërtete të dhimbshme, populli shqiptar këtu në Maqedoni e humbi shumë besimin në institucione shtetërore, të drejtat kushtetuese, ato ekonomike, mundësinë për të qenë i barabartë në fushën e konkurencës së lirë dhe përpara ligjit. Por këtë prepotencial, ne e mësuam ta përjetojmë pa mosë u ankua, kurse institucionet, me agresivitet, të dhunshëm, të shoqëruar më rrënime ekonomike, me dënime e internime si në kohën e diktaturës vepronin mbi ne. Në kohën e fundit, kjo prepotencë shfaqet më e maskuar por vrasëse, si ajo në kohën e regjimit diktatorial, përmes krizës, politikave rrënuese ekonomike, sistemeve korruptive, përqëndrimit të pushtetit ekonomik në duart e monopoleve duke përbuzur konkurencën e lirë.

Një nga kategoritë shoqërore që e ka provuar arrogancën shtetërore si me zë të lartë por edhe me zë të ulët, janë shqiptarët. Me ta, papërgjegjshmëria shtetërore ka qenë e shkallës sipërore, shpërfillëse, poshtëruese, hakmarrëse, e dhunshme me qëllim denigruese. Në emër të të ashtuquajturave reforma, qeveria në Maqedoni fshiu me fshesë të hekurt gjithë inteligjencën shqiptare, duke e zëvendësuar atë, me besnikët bashkëqeverisës, të paaftë, pa kualitetet e duhura. Qeverisë së përmbysur nga populli, ndaj qytetarëve të lirë, ishte tepër agresive, madje edhe më keq, sikur ata, qytetarë të ishin robër. Qeveria e “kaluar” duhet të ndërgjegjësohet, se në kupolën e saj është zemra e krimit, aty u krijua vrasja e shumë personave, krimi i organizuar, korrupcioni.

Me të njëjtën aktakuzë ndaj shtetit, me të njëjtin precedent ligjor, të njëjtin kallëzim, nga gjykatat ka vendime të ndryshme, tjetër për besnikët e partisë, për ata që kishin miq dhe shokë politikanë, biznesmenë apo gjykatës, dhe tjetra për ata që nuk kishin miq partiak dhe që prisnin zgjidhje nga “drejtësia”. Koha është, që për shqiptarët të vijnë kohë të mira. Natyrisht se shqiptarët nuk kanë nevojë për sentimentalizëm e për lëmosha.

Ata kanë nevojë të respektohet ligji nga shteti, t’u jepet ajo që u është mohuar dhe grabitur padrejtësisht. Deputetët ti bashkangjiten jetës politike në sallën e parlamentit, jetës aktive si të zgjedhur, me shpirt demokrati, ashtu siç veprohet në vendet me një demokraci të shëndoshë. Demokracia është debat politik në parlament, jo sharje nga më vulgaret. Demokracia kërkon bashkëpunimin qeveri-opozitë, për të zhvilluar e përparuar jetën qytetare, për një integrim dinjitoz në Bashkimin Europian dhe NATO. Kaq të pa fatë jemi ne shqiptarët? Unë them se Jo! Jemi popull i zgjuar dhe punëtor, politika sikur na ka braktisur nga rruga e demokratizimit të vërtetë, sepse me njerëz të inkriminuar që nuk ndëshkohen nga drejtësia, nuk ka demokraci. Tani ka ardhur koha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme