Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci që është edhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar zgjedhjet në Drenas.
Ai ka thënë se po i dhimbset veç Fatmir Limaj, sepse nuk do të ketë mundësi ta ndërtojë mbikalimin dhe nënkalimin në Komoran.
“Po më dhimbset veç Fatmir Limaj. Në krejt këtë meselen e Drenasit, po më dhimbset veç Fatmir Limaj! Nuk do ketë mundësi me ndertu mbikalimin dhe nënkalimin në Komaran!”, ka shkruar Koci.