Porosia e qartë për dialogun që Palmer dha në takim me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin

Matthew Palmer, zëvendës-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-ve po qëndron në Kosovë, ku është takuar edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe me kandidaten për kryeministre nga ky subjekt, Vjosa Osmani.

Përmes një komunikate për media nga LDK, u bë e ditur se takimi është mbajtur në objektin e ambasadës amerikane, shkruan lajmi.net.

“Gjatë këtij takimi shumë produktiv, u diskutua lidhur me çështjet që LDK i sheh si prioritet për institucionet e ardhshme që lidhen me agjendën e brendshme si dhe politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe dialogu Kosovë-Serbi”, thuhet në komunikatë.

Mustafa e falënderoi Zv. Ndihmës Sekretarin Palmer për angazhimin shumë aktiv dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara si dhe për angazhimin e tij personal për ta përkrahur Kosovën në të gjitha prioritetet dhe sfidat që na presin.

Përfaqësuesi Special Matthew Palmer foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme