Pos ngacmimeve seksuale, Kika akuzohet edhe për mashtrim dhe fshehje të të ardhurave

Kreshnik Husaj, i njohur si Kika nga “Big Brother Albania”, po akuzohet për shumë vepra penale. Ai u raportua se u arrestua nga Policia e Tiranës para dy javëve, nën dyshimin se u ka kërkuar favore seksuale djemve pjesëmarrës në emisionin e tij. Mirëpo, ai në Tiranë është ndaluar para 1 muaji edhe për vepra tjera penale që lidhen me krim ekonomik
Kreshnik Husaj, ose siç njihet ndryshe në opinion “Kika”, i cili famë mori nga edicioni i tetë i “Big Brother Albania”, është duke u dyshuar për disa vepra penale, që fillojnë nga shtytje në prostitucion, favore seksuale dhe tash edhe për mashtrim dhe fshehje të të ardhurave.

Ishte Zaida Çobo, ajo e para që e denoncoi moderatorin nga Peja. Ajo konfirmoi të gjitha denoncimet që janë bërë drejt këtij të fundit.

Favoret seksuale thuhet se Kika i bëri në emisionin e tij “The One Show nga Kika”, që transmetohet në televizionin shqiptar. Por ky emision duket që është bërë kamuflazh duke i mbuluar mashtrimet, favoret seksuale dhe përvetësimet e parave nga drejtuesi i tij – Kika.

Gazeta Express ka biseduar me zyrtarë policorë në Policinë e Tiranës, por të njëjtit nuk kanë dashur të japin detaje rreth këtyre akuzave për favore seksuale. Mirëpo, Policia konfirmoi se Kreshnik Husaj është duke u akuzuar për vepra penale që lidhen me krim ekonomik, “mashtrim më shumë se një herë” dhe “Fshehje të ardhurash”.
“Më datë 06 shkurt është ndaluar me iniciativë nga Krimi Ekonomik, për “Mashtrim me shumë se një herë” dhe “Fshehje të ardhurash””, thotë policia e Tiranës për Gazetën Express.

Mirëpo, Çobo ka thënë se Kika është denoncuar në polici më shumë se 30 herë.
“Ai ka plot 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij”, ka thënë Çobo, për Insajderin.

Denoncimi tjetër ka qenë nga një grup djemsh të cilët kanë deklaruar se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika. Ky i fundit sipas pretendimit të tyre iu ka kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit të parë.

30-vjeçari nga Peja, në vitin 2017, ishte arrestuar dhe ishte ngritur aktakuzë për prostitucion, ku Kika akuzohej se ka detyruar gruan e tij që të kryente prostitucion.
Madje, në po të njëjtin vit, ishte raportuar se Kreshnik Husaj e “shiste gruan e tij për 30 euro”. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme