Një 43 vjeçar në Kurbin është arrestuar në flagrancë pasi posedonte dy qese plastike me kanabis, me qëllim shitjen e saj në doza.
Në pranga është vënë shtetasi R.S., 43 vjeç, banues në Lezhë.
Qeskat me lëndën narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale,
Materialet Procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
NJOFTIM
Kurbin
Posedonte dy qese plastike me lëndë narkotike kanabis për ta shitur në doza, kapet dhe vihet në pranga 43 vjecari.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale lënda narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, evidentuar dhe goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie të paligjshme.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në banesën R. S., 43 vjeç, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike më lëndë narkotike kanabis të cilën do ta shiste në doza
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.