Pozhari: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut më shumë sesa që kanë probleme me perëndimin, kanë me vetveten

Franca e ka bllokuar fillimin e bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë e Veriut edhe krahas premtimit të dhënë nga ana e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut se me arritjen e marrëveshjes historike për emrin me Greqinë, vendi ka siguruar kartën për bisedime për anëtarësim në Union. 

Por, analsiti dhe gazetari kosovar, Xhevdet Pozhari në një prononcim për Agjencinë e lajmeve Flaka, shprehet që: “Problemi i vendeve tona nuk qëndron gjithaq në përceptimin që ka pjesa tjetër e Evropës për ne, por tek fakti se u bënë shtete të pabanueshme për rininë”.

“Shikuar nga ky këndvështrim, fatkeqësia e këtyre vendeve nuk është pse ato nuk i do BE-ja, por pse nuk i duan as banorët e tyre. Andaj, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut më shumë sesa që kanë probleme me perëndimin, kanë me vetveten. Këto dy vende, njësoj si edhe Kosova, përpiluan ligje dhe rend shoqëror sipas direktivave të Bashkimit Evropian, por të cilat nuk gjejnë zbatim në praktikë. Këto shtete harruan se nuk duhesh të shkosh në Evropë, por duhet të bëhesh Evropë”, shprehet Pozhari, i cili më tej nënvizon që nga një këndvështrim tjetër, nuk duhet harruar se ne e idealizuam BE duke mos e vërejtur se ajo ka dystandardet e saj, se edhe në atë Evropë të hapur dhe humane shumëçka është e mbyllur dhe nuk vlen për të gjithë.

“Andaj, gjithnjë e më shumë e kuptojmë se jo çdo gjë është siç thuhet, nuk është as ashtu siç na prezantohet. Për shumë qendra të BE-së ka rëndësi edhe përkatësia fetare e atyre që duan të anëtarësohen. Edhe ju e dini se sa vite Turqia zhvillon bisedime për anëtarësim. Cila mund të jetë pengesa më e madhe për mospranimin e saj, se mos ishin më demokratike Rumania apo Bullgaria?!”, shtron pyetjen Pozhari.

Sipas tij, BE është edhe shumëçka që nuk shihet, andaj mbetet e çuditshme se sipas cilave standarde Bullgaria e meritoi anetarêsimin më shumë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Pasi në qershor liderët evropian vendosën të anulojnë miratimin e vendimit për fillim të bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë për këtë muaj, në takimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të BE-së shihej si në “të jesh ose mos jesh”, veçmas pas vendimit të shtatorit nga Bundestagu gjerman për mbështetje të nisjes së negociatave.

Burime diplomatike në Bruksel thonë se Franca do të mund të ndryshojë pozicionin e saj në Samitin e ardhshëm të BE-së, vetëm nëse gjatë një skenari hipotetik Gjermania i pranon idetë franceze për reforma në Eurozonë.

Shumë vende besojnë se fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është e rëndësisë së madhe, duke pasur parasysh madje situatën e ndërlikuar gjeopolitike, vlerëson portali Euraktiv, duke përcjell tutje deklaratën e ministrit rumun të BE-së, Xhorxhe Çiamba se “me rëndësi është të jepet sinjal politik se zgjerimi nuk është i vdekur”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme