Gazetari Xhevdet Pozhari në rrjetin e tij social ka shkruar se nëse presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova do të ishte gjallë, as ai nuk do ta votonte LDK-në e tanishme të udhëhequr nga Isa Mustafa, njofton 24-ore.info
“Sot as Rugova po të ishte gjallë nuk do ta votonte LDK-në e Isa Mustafës”, ka shkruar ai.
Pozhari kohë më parë në një debat me përfaqësuesen e LDK-së, Melihate Tërmkolli kishte thënë se e ka kuptuar që kjo parti ka nisur të kalbet nga brenda pikërisht nga deklarimet e saj dhe se për të mbetet e paqartë se si një parti lejon që të udhëhiqet nga një humbës i pesëfishtë i zgjedhjeve./24-ore.info