Në Rubikon të KTV-së sonte u debatua mbi gjendjen në Maqedoni dhe rolin e shqiptarëve atje.
Në këtë debat opinionisti Xhevdet Pozhari tha se gjendja sot në Maqedoni tregon sa ka bërë Tirana zyrtare brenda këtyre viteve për pjesën shqiptare të Maqedonisë.
Ai thotë se në bashkëqeverisjen e VMRO-DPMNE me BDI, Ahmeti do të duhej ta bënte të ditur qëndrimin shqiptar.
fjalëve të tij, vetë shqiptarët janë fajtorë për statusin e vet në këtë vend.
“Një shqiptar ta obligosh sot për ta votuar një parti maqedonase, duhet të ketë mosbesim në partitë shqiptare dhe ta votosh Zoran Zaevin”, ka thënë ai.
Ai tha se incidentet e shumta që ndodhën në qeverisjen e kaluar bën që shqiptarët të ndëshkonin me votë partitë shqiptare.
“Gjatë asaj qeverisje ndodhen shumë incidente dhe gjëra të rënda për shqiptarët duke përfshirë rastin në Kumanovë, një mospërfaqësim adekuat. Pra ishin aq të zhgënjyer me përfaqësuesit politik sa thanë”, theksoi tutje Pozhari.
© KOHA.