PPE: Zgjedhje të njëkohshme parlamentare dhe lokale me Kodin e ri. Duhet të jenë të lira e të ndershme

Grupi më i madh në Parlamentin Europian, ai i Partive Popullore, doli me një deklaratë të fortë sa i përket situatës politike në Shqipëri.

Pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, ata kërkojnë zgjedhje të njëkohshme parlamentare dhe lokale me kodin e ri.

Po ashtu në deklaratën e mbajtur nga eurodeputeti Michael Gahler, kërkohet që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

DEKLARATA

Grupi i Partisë Popullore Europiane vazhdon të përkrahë Shqipërinë në udhën e saj drejt Bashkimit Europian. Prandaj ne e vlerësojmë marrëveshjen mes qeverisë e opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së Kodit Zgjedhor në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.

Kjo reformë duhet të përfundojë me këtë frymë dhe, mbi të gjitha, duhet të zbatohet në mirëbesim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Ato zgjedhje duhet të jenë të lira e të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të antarësimit.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për përmbushjen e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në menyrë që të çelen negociatat. Ne insistojmë për anullimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara.

*Deklaratë e grupit PPE në Parlamentin Europian, koordinator i grupit për çështjet e zgjerimit Michael Gahler (CDU)

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme