Pr/ligji anti-shpifje, Zekthi: Edhe të marrësh ajër duhet të jesh me Ramës

Analisti Fitim Zekthi teksa ka komentuar projektligjin anti-shpifje i jep AMA-s dhe AKEP të drejtën për të gjobitur mediat, duke theksuar se pavarësisht këtij kontrolli, të vërtetat ende dalin në publik.

Mes të tjerash analisti thekson se Rama kërkon të uzurpojë edhe mediat, për shkak të pasigurisë dhe tensionit që ai ndjen, ndërsa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme kjo qeveri nuk do të arrijë të marrë 71 mandate.

 

“Shpifja në Shqipëri është e dënueshme. Ajo që kërkohet është që mes dy institucioneve AMA dhe AKEP, t’u jepet atyre e drejta që të gjobisin dhe të mbyllin një TV apo portal online nëse konstatohet që kanë bërë shpifje. Gjëja e dytë është që konteksti që jetojmë në Shqipëri është që ne vuajmë nga kontrolli që ka qeveria mbi mediat. Sot në Shqipëri media nuk është e pavarur. Regjimet ushtarake, despotike, për të kontrolluar mediat kanë dhunën. Sot në Shqipëri që të marrësh edhe ajër duhet të jesh me kryeministrin. Për fat të mirë apo të keq të kryeministrit disa të vërteta do të dalin në media”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme