Prag tragjedie në Lezhë! Qindra tulla bien nga kamioni në ecje, bllokohet trotuari! Shoferi braktis vendngjarjen (VIDEO)

LEZHË– Një ngjarje e cila mund të përfundonte në tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Një kamion i cili po transportonte tulla ka devijuar çka ka shkaktuar që materialet të përfundojnë në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në aksin që lidh rrugën e ‘Kallmetit’ me qendrën e qytetit. Fatmirësisht nga incidenti nuk ka pasur të lënduar pasi në ato momente nuk kishte kalimtar në trotuar.

Ndërkohë, Gazeta Shqiptare mëson se pas kësaj ndodhi e cila mund të kishte rrjedhoja fatale, kamioni është larguar qetësisht nga vendngjarja ndërsa trotuari është bllokuar tërësisht nga tullat./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme