Policia e Maliqit ka ndaluar një 36-vjeçar, pasi akuzohet se ka kryer vepra të turpshme me vajzën e tij të mitur 5-vjeçare si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Në pranga ra Pandi Sh., 36 vjeç, banues në njësinë administrative Pirg.
“Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, si edhe pas kallëzimit të bërë më datë 04.07.2017 nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se shtetasi i mësipërm ka kryer në mënyrë të përsëritur vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 5-vjeçare.
Gjithashtu dyshohet se 36 vjeçari, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vepra të turpshme” dhe “Dhuna në familje” parashikuar nga nenet 108/1 dhe 130/a/3 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.